Irani ka bërë vlerësime paraprake për dëmet e shkaktuara nga konflikti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, duke i çuar ato në rreth 270 miliardë dollarë.
Sipas zëdhënëses së qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, shifra është ende e përafërt dhe mund të ndryshojë, pasi vlerësimet po vazhdojnë dhe përfshijnë dëmet në infrastrukturë dhe humbjet ekonomike nga mbylljet industriale.
Ajo shtoi se çështja e dëmshpërblimeve është diskutuar edhe në kuadër të negociatave me SHBA-në, ndërsa ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.//Sinjali//




