Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i raportuar si aksident trafiku në Prishtinë ka rezultuar i pavërtetë.
Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe verifikimit të kamerave të sigurisë, policia konstatoi se nuk kishte ndodhur asnjë aksident.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe, në koordinim me prokurorin, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “deklarim i rremë”.




