Persona të panjohur kanë hyrë në një fabrikë në Pejë, ku kanë vjedhur pajisje pune dhe kanë dëmtuar kabllot e makinerive.
Rasti është raportuar nga pronari i fabrikës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.