Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka shprehur solidaritetin e vendit të tij me të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë, me rastin e Ditës Përkujtimore.
Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për njohjen e statusit të të mbijetuarve dhe qasjen e tyre në shërbime dhe drejtësi.
Sipas tij, trauma nuk ka afat kohor dhe procesi i shërimit dhe kërkimit të përgjegjësisë kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.




