Beşiktaş po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova gjatë afatit veror.
Klubi turk po kërkon përforcime në krah pas pritjeve për largimin e Milot Rashica në fund të sezonit.
Sipas raportimeve, drejtuesit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth kushteve të mundshme të transferimit.
Zhegrova, që aktualisht është pjesë e Juventus, nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon dhe mund të jetë i hapur për një lëvizje të re.
Ai ka regjistruar 21 paraqitje, duke u dalluar për driblimin dhe goditjet nga distanca.




