Aktori Ben Affleck pritet t’i kalojë ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez, pjesën e tij të një rezidence luksoze në Beverly Hills, pa kompensim financiar.
Vendimi lidhet me marrëveshjen e ndarjes së pasurisë mes ish-çiftit, e cila përfshin transferimin e pronës. Vila, e blerë në vitin 2023 për mbi 60 milionë dollarë, konsiderohet ndër më luksozet në zonë, me dhjetëra ambiente banimi dhe hapësira rekreative.
Pas finalizimit të divorcit në vitin 2025 dhe dështimit për ta shitur pronën, duket se ajo do të mbetet plotësisht në pronësi të Lopez, e cila ka hyrë në një fazë të re të jetës së saj.




