Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me BONEVET Gjakovë dhe Agjencia e Pronësisë Industriale, ka organizuar një aktivitet ndërgjegjësues për studentët mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale.
Pjesëmarrësit u informuan për mbrojtjen e ideve, markave dhe inovacioneve, si dhe për rolin e institucioneve në luftimin e produkteve të falsifikuara.
Aktiviteti synoi të rrisë vetëdijen për rëndësinë e kreativitetit dhe mbrojtjes ligjore të ideve, duke inkurajuar studentët të jenë më aktivë në këtë fushë.




