Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës ka theksuar rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ai tha se shumë të mbijetuar, gra dhe burra, ende presin që autorët e krimeve të përballen me drejtësinë, ndërsa theksoi se vetëm përmes drejtësisë përmbyllet një kapitull i dhimbshëm i historisë.
“Gjatë etapave të ndryshme të historisë shpesh është thënë se lufta nuk përfundon me heshtjen e armëve, por vetëm kur drejtësia arrin tek ata që mbetën me plagët e saj. Sot përveç që kujtojmë, jemi mbledhur edhe për të kërkuar drejtësi”, tha Hamza.
Ai shtoi se dhuna seksuale gjatë luftës ka qenë një krim i rëndë dhe, sipas tij, pjesë e një strategjie terrori të përdorur gjatë konfliktit në Kosovë.




