Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Byrosë për konfiskimin e pasurisë, duke thënë se ajo po paraqitet si luftë kundër korrupsionit, por në praktikë po shndërrohet në instrument të përndjekjes politike dhe kapjes së shtetit.
Ajo ka deklaruar se krijimi i institucioneve për sistemimin e militantëve partiakë nuk përbën reformë, por degradim të demokracisë.
Sipas saj, konfiskimi i pasurisë së paligjshme duhet të bëhet pa kompromis, por me standarde të barabarta dhe jo sipas interesave politike.
Krasniqi thekson se drejtësia nuk duhet të përdoret si vegël e pushtetit dhe paralajmëron rrezik për demokracinë nëse institucionet keqpërdoren.




