Komisioni për Ekonomi ka shtyrë shqyrtimin e vendimit të Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, për shkak të nevojës për konsultime shtesë.
Çështja do të trajtohet në një mbledhje të radhës, pas përfundimit të konsultimeve të nevojshme, është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të komisionit.
Në të njëjtën mbledhje është themeluar edhe një grup pune për shqyrtimin e projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të destabilizimit të tregut.//EO//




