Besnik Tahiri ka shprehur shqetësime lidhur me projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion.
Ai theksoi se projektligji nuk ka kaluar konsultim publik, duke e cilësuar këtë si shkelje procedurale dhe cenim të transparencës. Tahiri kritikoi gjithashtu dhënien e kompetencave për rregullim përmes akteve nënligjore, duke thënë se kjo bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, problematik mbetet edhe parashikimi i retroaktivitetit, i cili cenon sigurinë juridike.
Në fund, ai tha se institucionet duhet të shërbejnë për shtetin dhe qytetarët, e jo të përdoren si mjete politike.




