Në Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK, ka pasur përplasje mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu.
Debati nisi rreth mënyrës së njoftimit të kandidatëve dhe statusit të tyre në proces, ku palët shkëmbyen qëndrime të kundërta.
Situata u tensionua kur Musliu kërkoi të ndërpritet ndërhyrja gjatë fjalës së saj, duke e përshkallëzuar diskutimin mes dy deputeteve.//EO//




