Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK, duke shprehur pakënaqësi me procesin.
Ajo deklaroi se nuk dëshiron të marrë pjesë në “maskarada” dhe ngriti akuza se po tentohet kapja e institucioneve.
Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje u vendos që intervistat me kandidatët të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, duke filluar nga ora 09:00.//EO//




