Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë të mesme në Siverek, ku 16 persona, përfshirë nxënës, kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve lokale, sulmuesi, një ish-nxënës i shkollës, ka hapur zjarr brenda ambienteve të institucionit dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Nxënësit e plagosur janë dërguar në spitale për trajtim, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shpëtojnë duke u hedhur nga dritaret.
Shkolla është evakuuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.//sinjali//




