Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë forcuar kapacitetet për ndjekjen e krimeve të luftës dhe për gjykimet në mungesë, gjatë një konference rajonale për drejtësinë ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës.
Ai theksoi se shumë prej autorëve të dyshuar të krimeve ndodhen në Serbi, duke shtuar se, sipas tij, ata mbrohen nga shteti serb.




