Oda e Avokatëve të Kosovës ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Nga ligji në praktikë: Ndërlidhja e dispozitave ligjore me ndikim konkret në fushën e të drejtave të njeriut”, të organizuar nga Këshilli i Evropës në Prishtinë.
Kryetari i Odës, Besnik Berisha, theksoi rolin e avokatit si mbrojtës i lirive themelore, duke vënë në pah se mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon zbatim të drejtë dhe të paanshëm të ligjit në praktikë.
Ai shtoi se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga çdo ndikim apo presion, përfshirë ndikimet publike dhe mediatike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit profesional mes gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në garantimin e sundimit të ligjit.




