Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se 14 prilli është ditë kur zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës bëhet ndërgjegje kombëtare dhe thirrje për drejtësi.
Në një postim në Facebook, ajo nderoi të mbijetuarat, duke theksuar se dhimbja e tyre është shoqëruar me forcë dhe guxim për të sjellë të vërtetën në dritë.
Osmani tha se gjatë angazhimit të saj institucional ka mbështetur këtë kauzë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, duke theksuar se drejtësia për ta mbetet e domosdoshme.




