Ministrja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti është nënshkruar vendimi për vazhdimin e mandatit të Petrit Ajetit në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Sipas saj, vendimi reflekton besimin në profesionalizmin dhe integritetin e tij në forcimin e sigurisë kombëtare dhe institucioneve të sigurisë.
Haxhiu tha se Ajeti është falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm në krye të AKI-së.




