Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, ky projektligj synon të përcaktojë rregullat dhe masat për sektorin e energjisë elektrike, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm, cilësor dhe me çmime të përballueshme për konsumatorët fundorë.
Po ashtu, ligji synon të adresojë edhe objektivat klimatike të vendit dhe rritjen e transparencës në sektorin e energjisë.




