Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM, pasi në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës, duke pamundësuar arritjen e kuorumit.
Kryesuesi i komisionit, Alban Bajrami, tha se në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa opozita ka munguar.
Ai njoftoi se mbledhja e radhës do të caktohet dhe bëhet publike me kohë, pas shqyrtimit të arsyeve të mungesës së anëtarëve të tjerë.




