Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar dërgimin e mësimdhënësve nga Kosova dhe Shqipëria në shtetet ku jeton mërgata shqiptare për të forcuar mësimin e gjuhës shqipe.
Ai tha se kjo nismë duhet të përfshijë vende si SHBA, Gjermani, Zvicër, Itali dhe Greqi, duke theksuar se qëllimi është ruajtja e identitetit dhe gjuhës shqipe te fëmijët e diasporës.
Konjufca po ashtu theksoi nevojën për rrjetëzim më të mirë të mërgatës dhe forcim të lidhjeve me institucionet e vendit.




