Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi dhe ish-zëdhënësi i Lëvizjes VV-së, tash i Qeverisë, Arlind Manxhuka janë shpallur fajtorë për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” dhe janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj burgim secili.
Gjykata gjithashtu ka shpallur fajtorë edhe Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn për veprën penale “kanosje”, duke i dënuar me nga gjashtë muaj burgim.
Aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh.
Rasti lidhet me postime dhe veprime në rrjete sociale që, sipas aktakuzës, kanë nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj zyrtarëve të drejtësisë pas vendimeve gjyqësore në një rast penal.//EO//




