Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se shumica parlamentare nuk ka si opsion të vetëm bashkëpunimin me PDK-në për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ajo tha se Kuvendi ka 120 deputetë dhe se, sipas saj, shumica parlamentare mund të kërkojë edhe alternativa të tjera për arritjen e marrëveshjes politike.
Çitaku shtoi se PDK ka kërkuar që çështja e presidentit të trajtohet me seriozitet dhe se deri tani nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti.
Sa i përket qëndrimit të partisë për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ajo tha se qëndrimi do të bëhet i ditur në seancën plenare.




