Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim përfaqësues të OSBE, ku u diskutua për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Në takim morën pjesë Menaxheri i projektit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kahramon Sanginov, si dhe zyrtarja për monitorimin e proceseve gjyqësore, Etleva Kelmendi-Shabani.
Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së transparencës dhe forcimit të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke u pajtuar për vazhdimin e koordinimit edhe në të ardhmen.//EO//




