Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të paprecedenta dhe tronditëse.
Ajo tha se ajo që ka ndodhur në mbledhjen përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizioni i Kosovës është një situatë që nuk është parë më herët gjatë monitorimit të punës së Kuvendit që nga viti 2012–2013.
Sipas saj, detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për KPM-në.




