Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se çështja e njehsorëve elektrikë nuk bie në fushëveprimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Ajo tha se për këtë çështje duhet të drejtohen institucionet përkatëse, përfshirë rregullatorin dhe operatorët, duke theksuar se ministria nuk është përgjegjëse për këtë fushë.
Rizvanolli shtoi se për sqarime mbi çështjet që i përkasin ministrisë, qytetarët dhe mediat mund të kërkojnë intervista apo konferenca për media, por jo deklarime të menjëhershme në rrugë.




