Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka bërë të ditur se në seancën plenare të së premtes në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai tha se është arritur pajtim në Kryesinë e Kuvendit që seanca të mbahet të premten në ora 10:00, për shkak të respektimit të afateve procedurale të përcaktuara në rregullore.
Sipas tij, përveç projektligjit për Byronë, në rend dite do të jenë edhe pika të tjera të seancës plenare, përfshirë çështje të brendshme të Kuvendit.//EO//




