Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po vazhdon angazhimet për arritjen e një pajtueshmërie politike për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ajo tha se në ditët e ardhshme pritet të ketë propozime konkrete dhe një marrëveshje të mundshme mes partive politike, duke shtuar se detajet do të bëhen publike sapo të ketë zhvillime të reja.
Ajo poashtu ka bërë të ditur se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.
Sipas saj, në rend dite do të jenë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe pika të tjera të rregullta të seancës plenare.//EO//




