Screenshot
Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një mesazh drejtuar diasporës shqiptare.
Ai ka theksuar se Shqipëria sot nuk kërkon vetëm kujtesë apo mbështetje financiare nga diaspora, por e fton atë të bëhet pjesë aktive e proceseve të transformimit dhe zhvillimit të vendit.
Sipas Ramës, Shqipëria është një “kantier i madh transformimesh” që ofron mundësi për angazhim dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë të diasporës.




