Burim Ramadani ka vlerësuar se në Kosovë nuk ekziston një opozitë e strukturuar, por vetëm parti që nuk janë në pushtet dhe që, sipas tij, nuk kanë arritur të krijojnë platformë të përbashkët politike.
Ai tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, partitë jopushtetare nuk kanë ndërtuar një alternativë të qartë qeverisëse, duke mos ofruar besim te qytetarët për ndryshim të pushtetit aktual.
Ramadani theksoi gjithashtu se mungesa e bashkërendimit mes tyre rrezikon të rrisë apatinë politike, ndërsa përmendi edhe takimet e fundit mes partive politike për çështjen e presidentit, duke shprehur shpresë për arritjen e një marrëveshjeje që do të shmangte zgjedhje të reja.




