U.D. Presidentja e vendit, njëherit kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndarë në rrjetin e saj social Facebook një postim me rastin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka bërë homazhe pranë Memorialit “Heroinat Memorial” në Prishtinë, duke nderuar të mbijetuarit e krimeve të luftës.
Në postimin e saj, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë institucionale për vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre krimeve.




