Komisioni për Punë të Jashtme nuk ka arritur të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, për shkak të mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës.
Me shtatë vota për, është formuar një grup punues për shqyrtimin e marrëveshjes, i cili do të kryesohet nga deputetja e Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ndërsa anëtarë do të jenë Enver Hoxhaj dhe Elmi Reçica.
Përfaqësues të pozitës dhe opozitës kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me marrëveshjen, duke kërkuar trajtim më të kujdesshëm dhe harmonizim të tekstit para ratifikimit në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni ka vendosur që grupi punues të mblidhet javën e ardhshme për të harmonizuar projektligjin.//EO//




