Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Avni Berishës nga Pozhari i Deçanit, duke e kujtuar si mik dhe bashkudhëtar të jetës.
Ai tha se e ka njohur që në bankat e shkollës dhe se kanë ecur së bashku në të gjitha etapat e jetës, duke e vlerësuar si njeri me vlera të larta njerëzore.
Haradinaj i shprehu ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.




