Opozita ka kundërshtuar vendimin për caktimin e datës 15 prill për intervistimin e kandidatëve për Bordin e RTK, duke e cilësuar procesin si të përshpejtuar dhe të parregullt.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të “kapë” bordet e RTK-së dhe KPM-së përmes shkeljes së procedurave dhe mungesës së kohës së mjaftueshme për përgatitje të kandidatëve.
Ajo kritikoi edhe ndërprerjet e mundshme të intervistave për shkak të seancave parlamentare, duke e quajtur procesin të nxituar dhe të pabarabartë për kandidatët.




