E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka mbajtur një fjalim emocional në Kuvendin e Kosovës, gjatë shënimit të Ditës Memoriale të Viktimave të Dhunës Seksuale.
Ajo ka kujtuar momentet e dhimbshme të 14 prillit, duke thënë se kjo datë i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
Krasniqi theksoi se qirinjtë e ndezur në këtë ditë nuk janë vetëm simbol ceremonial, por përfaqësojnë jetët, kujtimet dhe forcën e të mbijetuarve për të vazhduar përpara.
“Sot qëndroj para jush si e mbijetuar, por edhe si një zë që nuk zgjodhi heshtjen. 14 prilli është një datë që ndryshoi jetën time përgjithmonë dhe pikërisht me këtë datë ky Kuvend bëhet vend ku dhimbja nuk fshihet, por ndriçon”, tha ajo.
Ajo shtoi se qirinjtë përfaqësojnë jetën, kujtimet dhe forcën e të mbijetuarve për të ecur përpara.




