Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës “Ma kthe dritën”, se dhuna seksuale është përdorur në mënyrë sistematike gjatë luftës në Kosovë.
Ai theksoi se nuk do të lejohet që vuajtjet dhe sakrificat e të mbijetuarve të shpërfillen, duke shtuar se kërkimi i drejtësisë do të vazhdojë pa u ndalur.
Sipas Kurtit, dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë.




