Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës “Ma kthe dritën”, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka folur për rëndësinë e kësaj dite.
Ajo tha se pak krime e godasin qenien njerëzore sa dhuna seksuale, duke theksuar se gjatë luftës në Kosovë mbi 20 mijë gra kanë përjetuar këtë formë dhune.
Haxhiu shtoi se Serbia ka kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se, sipas saj, vazhdon të shërbejë si strehë për kriminelët e luftës./RTK/




