Në Prishtinë ka filluar seanca solemne për shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.
Gjatë kësaj seance, deputetët kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi dhe solidariteti me të mbijetuarit.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe të mbijetuar të kësaj dhune, përfshirë Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Ramadan Nishori, të cilët me praninë e tyre i japin një domethënie të veçantë kësaj dite përkujtimore./EO/




