Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për shkurtin 2026, të cilat tregojnë rënie të lindjeve dhe ndryshime në treguesit demografikë.
Gjatë këtij muaji janë regjistruar 2.002 lindje, rreth 13% më pak krahasuar me janarin. Po ashtu, janë shënuar 901 raste vdekjeje, që paraqesin rënie mbi 20%.
Numri i kurorëzimeve ka pësuar gjithashtu ulje, me 969 raste të regjistruara, ndërsa shkurorëzimet kanë shënuar rritje, duke arritur në 135 raste gjatë së njëjtës periudhë.
Sipas ASK-së, këto të dhëna janë paraprake dhe bazohen në regjistrimet administrative të Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.




