Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe presidentes Vjosa Osmani mund të rikthehet në të ardhmen.
Ai tha se pasi Osmani nuk ishte propozuar nga LVV për një mandat të ri, opozita ka tentuar ta përfshijë atë në skenën politike për qëllime elektorale, duke synuar dobësimin e partisë në pushtet.
Sipas Konjufcës, nuk ka pasur oferta të sinqerta nga opozita, ndërsa shtoi se Osmani nuk ka shfaqur qëndrim kundër LVV-së dhe se mbetet hapësirë për bashkëpunim në të ardhmen.




