Kryetari i PDK, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga kjo parti, ku theksi u vu te rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik.
Hamza theksoi se përballë sfidave politike dhe ekonomike, strukturat e partisë duhet të jenë më aktive dhe më afër qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete.
Ai u shpreh se përmes një organizimi të mirë në terren dhe koordinimi më të madh mes nivelit qendror dhe atij lokal, PDK synon të ndërtojë një program të qartë dhe të realizueshëm, në përputhje me nevojat e qytetarëve të Kosovës.




