Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka komentuar mungesën e ftesës nga Albin Kurti për Ramush Haradinaj në diskutimet për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, Kurti e di qëndrimin e AAK-së dhe se kjo parti nuk do të bëhet pjesë e një “spektakli politik” që, sipas tij, synon konsumimin e opozitës.
Tahiri theksoi se takimet një me një nuk kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për një president unifikues, duke shtuar se AAK nuk e mbështet këtë qasje.




