Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet për 15 prill 2026.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.76 euro, që është 2 centë më lirë se një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi maksimal për benzinë është 1.44 euro për litër, ndërsa për gazin 0.89 euro.




