Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe se zgjidhja varet nga vullneti i opozitës.
Ai tha se janë zhvilluar takime me partitë politike, përfshirë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se është dërguar ftesë edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk insiston domosdoshmërisht që presidenti të jetë nga radhët e saj, por opozita duhet të shprehë qartë qëndrimet e saj për arritjen e një marrëveshjeje.//EO//




