Në një operacion të gjerë ndërkombëtar të mbështetur nga EUROPOL, janë arrestuar 12 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës në Ballkan.
Operacioni është zhvilluar në Mal i Zi dhe Gjermani, ku janë ndaluar disa të dyshuar, ndërsa aksioni është shtrirë edhe në vende të tjera evropiane me mbështetjen e autoriteteve në Austri dhe Spanjë.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal dyshohet për kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit drejt Bashkimit Evropian, duke përdorur rrugë detare dhe ajrore dhe metoda të sofistikuara transporti.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit kishin role të ndryshme brenda organizatës, nga financues dhe koordinatorë deri te logjistika e transportit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




