Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka deklaruar se një javë pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar kërkesën për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim në Bordin e Paqes.
Selimi tha se opozita kishte qenë pro këtij ratifikimi, por procesi është bllokuar në Kuvend pas kundërshtimeve të VV-së.
Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar që marrëveshja të mos miratohet në institucionet parlamentare.




