Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova duhet të zgjedhë një president që nuk vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një reagimi publik, ai theksoi se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë me integritet të lartë dhe e përkushtuar ndaj kushtetutshmërisë, duke garantuar balancën e pushteteve.
Hoti kritikoi zhvillimet e viteve të fundit, duke përmendur vendime që sipas tij kanë ndikuar në funksionimin e institucioneve dhe kanë çuar në përqendrim të pushtetit.
Ai shtoi se në mungesë të një zgjidhjeje të tillë, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.




