Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan, ka vlerësuar rëndësinë e këtij shërbimi në sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët.
Ajo tha se ndihma juridike falas është një nga shtyllat kryesore të barazisë para ligjit dhe ndihmon qytetarët në vështirësi sociale e ekonomike.
Gërvalla gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të shërbimeve përmes zyrave mobile dhe forcimit të sistemit të drejtësisë.




