Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 dhe 15 prill janë ekstraduar katër persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Një shtetas kosovar u ekstradua nga Hungaria, dy shtetas të Shqipërisë nga Shqipëria dhe një shtetas kosovar nga Mali i Zi.
Pas ekstradimit, të dyshuarit janë dorëzuar tek njësitet përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore. Procesi është realizuar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë.




