Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë Elektrike me shtatë vota për, në një mbledhje të shoqëruar me debate mes PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projektligji synon modernizimin e sektorit të energjisë dhe përafrimin me rregulloret e BE-së, duke garantuar furnizim më të qëndrueshëm dhe çmime më të përballueshme.
Nga opozita, deputeti i PDK-së Ferat Shala kritikoi ligjin, duke thënë se ai çon drejt centralizimit të sektorit energjetik dhe dobëson kontrollin e pavarur institucional.
Debati u shoqërua me replika mes deputetëve dhe ministres, ndërsa mazhoranca theksoi se ligji është në funksion të interesit të qytetarëve dhe reformës në sektorin e energjisë.//EO//




